Deputetët e ASH-së i zënë të papërgaditur Qeverinë dhe shumicën në debatin për pagën minimale, shpërthejnë skandale
Deputetët e ASH-së i zënë të papërgaditur Qeverinë dhe shumicën në debatin për pagën minimale, shpërthejnë skandale
Deputetët e shumicës dhe përfaqësuesit e Qeverisë, në komisionin parlamentar për punë dhe politikë sociale ku debatohet për rritjen e pagës minimale, kanë rrezultuar tërësisht të papërgaditur dhe të painformuar rreth temës.
Kjo është vënë në pah pas diskutimeve dhe amendamenteve të dorëzuara nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët.
Këta të fundit kanë gjetur një sërë lëshimesh në tekst, ndërsa kanë kërkuar që pëtveç pagës minimale të rriten edhe pagat e tjera duke u harmonizuar me ligjin.
Deputetja Ilire Dauti kishte zbuluar se në ligj nuk është paraparë që Qeveria të paguajë edhe tatimin personal për shumën e dallimit nga rritja e pagës.
Fillimisht përfaqësuesit e pushtetit kanë thënë se është përfshirë, por pasi kanë konstatuar gabimin skandaloz, kanë kërkuar pauzë.