Kasami: Është bërë zullum i madh në Komunën e Tetovës! Do ta largojmë brenda katër viteve
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në ClickPlus në TV21 tha se nuk është penduar që është bërë kryetar komune, ndërkaq kritikoi pushtetin e kaluar lokal, duke thënë se janë bërë shumë parregullsi.
“Përkundrazi, kur po e shoh masakrën që i është bërë një komune shqiptare, në këtë rast Komuna më e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, e shoh se po të kisha pasur edhe një mundësi tjetër, dy fish do të kishte qenë përkushtimi dhe angazhimi që të jem në krye të Tetovës”, tha mes tjerash Kasami.
“Tetovarët me votën e tyre në zgjedhjet e fundit lokale 50 për qind të zullumit që i është bërë Tetovës dhe tetovarëve e kanë ndalur në moment të daljes së rezultatit përfundimtar dhe ndërrimit të pushtetit, dhe tash mbetet 50 përqindëshi tjetër i atij dëmi dhe zullumi ta përmirësojmë dhe ta eliminojmë në katër vitet e ardhshme”, pohoi Kasami