Omer Ajdini i FRASHIT: Nuk kam marë para nga komuna e Tetovës, nuk mar para nga hajdutë!
Publikimi i listës me emrat e të punësuarve me kontrata në Komunën e Tetovës gjatë drejtimit të Teuta Arifit, ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi siç u tha, nga kjo listë shihet se komuna u ka ndarë paga edhe personave që nuk kanë kryer asnjë punë.
Megjithatë, pati raste që lista u përdor edhe për sulme dhe akuza, me ç’rast u keqpërdorën emrat në listë për të njollosur kundërshtarët politikë. I tillë ishte rasti edhe me kryetarin e FRASH-it, Omer Ajdini i cili u bë objekt i sulmeve në rrjetet sociale, ndonëse nuk kishte marrë pagë nga Komuna e Tetovës, por në listë ndodhej një person tjetër me emër të ngjashëm si ai.
“Më falni për dëshpërimin që ua shkaktoj hejtera, ama më duhet t’i postoj faktet të cilat vërtetojnë që personi që është në listën e atyre që kan marrë para nga komuna e Tetovës nuk jam unë. Pra më poshtë e shihni numrin amë të personit që ka marrë para nga komuna e Tetovës dhe shihet se ai ka lindur në vitin 1996, pra është diku 4 vite më i ri se unë. Shihet poashtu edhe adresa e tij e cila është në Tetovë. Nuk merr para nga hajdutët si Teuta Arifi aktivisti i sinqertë i Aleancës për Shqiptarët. Kaq për këtë temë!”, ka shkruar në Ajdini në Facebook.