Rexhepi: Nga sot Licencat nga Ministria e Transportit edhe në gjuhën shqipe (Dokument)
Në pajtim me ligjin për përdorimin e gjuhëve, Ministria e transportit dhe lidhjeve lëshoi licencën e parë në dygjuhësi. Kjo vjen si rezultat i punës së palodhshme të zv.ministrit për Transport dhe lidhje, Bekim Rexhepi.
Pra nga sot licencat e kategorive të ndryshme që jepen nga Ministria e Transportit dhe lidhjeve lëshohen në dy gjuhë, shqip dhe maqedonisht.