Reagon për herë të parë një prind: Nuk e kemi përjashtuar Ëmblën nga shkolla, pridërit e saj asnjëherë nuk na kanë takuar neve
Pas rastit të Ëmblës nga para një jave, sonte për herë të parë ka folur një prind i cili ka djalin në klasë të njejtë me 11 vjeçaren në shkollën “Bashkimi” në Gostivar, përcjell in7
Nëna foli në emisionin “Click Plus” në Tv 21.
“Ne si prind nuk e kemi përjashtuar Ëmblën nga shkolla. Si nëna e bojkotuam mësimin tre ditë pasi Ëmbla është agresive ndaj fëmijëve tanë. Kjo erdhi që të gjindet një zgjidhje. Zgjidhja erdhi pastaj në mbledhje ku mori pjesë edhe nëna e Ëmblës e cila u dakordua që Ëmbla të ndjek mësimin në tre klasa. Pastaj në gjysëmvejtorin e dytë Ëmbla nuk vinte. Ditën e dytë të gjysëmvejtorit Iliri hyri në klasë me kamera dhe djali im ka qenë aty së bashku me një shok tjetër, ndërsa Iliri e ka marr në pyetje djalin tim para kamerave, pa prezencë të drejtorit dhe pa prezencë tonë. Ne jemi prind dhe kemi frikë për fëmijët tanë pasi Ëmbla disa herë i ka sulmuar, ndërsa nëna e vajzës vazhdimisht na ka ofenduar neve si prind. Edhe Iliri ka qenë pezent në disa raste të sulmeve. Peticionin e bëmë më shumë pasi asnjëherë nuk ka ardhur të bisedojë me ne, ndërsa nënën e kemi parë vetëm ditën kur është mbajtur mbledhja. Për Ëmblën na vjen keq shumë, por Iliri e teproi me kamera e mori në pyetje e i thoshte se nëna yte të ka mësuar të gënjesh se Ëmbla të ka sulmuar. Peticioni ishte gabim, por ne i afrojmë fëmijët por prindërit e Ëmblës nuk vijnë në shkollë”, tha një nënë e cila ka djalin e saj në klasë me Ëmblën në shkollën “Bashkimi”.
Ajo tha se babai i Ëmblës, Ilir Ademi bëri show me media pa mos i ftuar edhe ata në takim.
Më tej tha se peticioni është tërhqur që në gjysëmvejtorin e parë dhe ai ka zgjatur vetëm tre ditë. Për kushtet në shkollë, ai tha se janë të gatshëm që në vend të Ëmblës në hapësirën shtesë të shkojnë fëmijët e tyre, kurse Ëmbl atë qendrojë në klasë kur zhvillon mësim e vetme me asistenten e saj./in7.tv/