Arrihet marrëveshje, paga minimale do të jetë 18 mijë denarë!
Në mbledhjen e Këshillit ekonomik është arritur marrëveshje mes sindikalistëve dhe funksionarëve qeveritarë që paga minimale të jetë 18.000 denarë.
Siç bëjnë të ditur nga mbledhja e Këshillit ekonomik për TV21, arritja e marrëveshjes ka ardhur pasi Qeveria ka pranuar të subvencionojë rritjen.
Për atë se si do të realizohet subvencionimi, do të kumtohen detaje nga vetë pjesëmarrësit në mbledhje.
Kujtojmë se Qeveria ishte “pro” rritjes, por problemi qëndronte te punëdhënësit, pasi siç thonin, një rritje e tillë do të ishte e papërballueshme për ata si sektor biznesi./TV21