Sindroma Down nuk është tragjedi, tragjedi është injoranca e prindërve të klasës së Ëmblës
Fexhri Selami
E bëtë horr një profesor që vallëzonte në shtëpinë e tij i veshur mirë, e nga ana tjetër rrini në tiktok gjithë ditë e natë tu pa vajza të reja të cullakavta tu bë twerk, dhe më pas u turrët me të njejtin hyxhym për të la m.t me sh.rrë për ti kërku falje;
Pa humbur kohë, vazhdoni me një viktimë tjetër për të mos ndërprerë zinxhirin e budallalleqeve…
E shëtitni Ëmblën nga klasa në klasë, sepse ajo është ndryshe nga fëmijët tuaj “perfekt”, dhe ngriheni me gjithë mend burra e gra të shkruani peticion për një krijesë të pafajshme.
Sindroma Down nuk është tragjedi, tragjedi është injoranca e prindërve të klasës së Ëmblës. Ëmbla nuk ndrron për prindërit mendjeshkurtë, por Gostivari dhe krejt të tjerët duhet të ndryshojmë për Ëmblën për ta bë atë të ndjehet mirë mes nesh.
Çoni këtë selam deri te prindërit e trishtuar nga fëmijë me aftësi ndryshe se shkolla është vendi i të gjithë fëmijëve.
Në klasën e vajzës time, shoku më i dashur është djali me aftësi ndryshe, po si Ëmbla, në skajin e majtë të fotografisë, dhe ju betohem në Zot që asnjëherë nuk i ka shkuar kujt në mendje të bëjë diçka të keqe kundër kësaj krijese që vetëm qesh dhe dashuron pa kushte.
Turpërohuni!