Maqedoni

Haliti sjell një lajm të mirë nga Qeveria: Miratohet Ligji që godet financat e mafias

Dje në mbledhjen e 10-të të Qeverisë ndër të tjera u (1) Miratua propozim-ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financimit të terrorizmit; (2) Maqedonia e Veriut i është bashkuar programit të BE-së “Fiscalis” për të përmirësuar sistemin tatimor.

“Paratë dhe asetet me burim kriminal janë kërcënim i madh për demokracinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Me ato para mund të korruptohen zyrtarë e politikanë, mund të shkatërrohet konkurrenca në tregje dhe të fuqizohet bota e nëndheshme e mafias dhe krimit. Ndjehem i nderuar që mora pjesë në këtë vendimmarrje.

Duke penguar kërcënime të tilla, ne mund ta bëjmë më të lehtë dhe më të hijshme jetesën e qytetarëve tanë”, njoftoi ministri për Shoqëri informatike, Admirim Haliti.

🔗 vlada.mk/node/27630