Taravari: Sela duhet të mbetet kryetar i ASH-së! (Video)
do të kandidojë për lider të ASh-së? Taravari: Nëse nuk kandidon Sela, mund ta shqyrtoj
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tani për tani nuk ka një vendim të prerë se a do të kandidojë për lider të partisë.
Kjo pasi siç tha ai, pritet që të shihet vendimi i liderit aktual Ziadin Sela.
I pyetur se çfarë nëse nuk kandidon Sela, Taravari me përgjigje:
“Në parim unë mendoj se zotëri Sela duhet të vazhdojë, por jemi duke e diskutuar me zotëri Selën se si e ka planin më tej. Nëse nuk kandidon edhe mund të shqyrtohet”, tha Taravari në përgjigjen e TV21.