Maqedoni

Sali: Vizita e Ahmetit në Prishtinë ishte partiake

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali deklaroi sot se është në kontakt të vazhdueshëm me homologun e tij kosovar dhe këmbejnë informata rreth gjendjes së pandemisë në të dyja vendet. Ndërkohë vizitën e kreut të BDi-së, Ali Ahmeti me ministrat nga radhët e kësaj partie e vlerësoi si vizitë politike.

“Nuk mund të jap deklaratë me vendimet e ndonjë lideri partiak, ajo vizitë më tepër ka qenë politike se sa e ekspertëve. Nga mediat u njoftova se është diskutuar për lehtësimin e masave. Nuk kam ndonjë njoftim tjetër. Me kolegun nga Kosova kemi kontakt të vazhdueshëm”, tha Sali.