Maqedoni

Kanë humbur alpinistë në Malin Sharr në kufirin Kosovë-Maqedoni, ka të lënduar/FOTO

Disa aplinistë kanë humbur në afërsi të kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Malin Sharr.

Sipas Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, njëri nga alpinistët është lënduar dhe bashkë me të tjerët gjenden mbi fshatin Veshallë, në rrugën që çon në majën Kobilica, transmeton TV21.

Mësohet se njëri prej tyre ka pësuar lëndime në këmbë.

“Alpinistët janë gjetur dhe shpëtuar me sukses nga Ekipi për Përgjigje të Shpejtë Malor nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Një nga alpinistët ishte i lënduar në këmbë dhe ekipet kanë ndërhyrë me shpejtësi.Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim së bashku me alpinistët janë drejtuar për në f. Veshallë”, thuhet në njoftim.