Kolumna

De. Gjyla Çeliku porosi Kurtit: Ti vetë u çlirove, por në Maqedoni ende vdesin luftëtarët shqiptarë

Shkruan: Dr. Gjyla Çeliku

Albin Kurti hyri në pushtet dhe harroi vuajtjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Një kohë përkrahte publikisht opozitën shqiptare këtu, por si i mori erë pushtetit tash takohet me shokët e atyre që janë në Hagë.
Nejse Albin e drejta yte duke kuptuar politikën si politikë por ama mos ndrysho politikat sepse të kemi ndihmuar edhe ne dhe mos na dëmto.
Ti vetë u çlirove dhe populli atje po, por këtu vdesin luftëtarët shqiptarë që çliruan edhe Kosovën, vazhduan në Maqedoni, u burgosën të pafajshëm dhe vdesin në burg.
Çfarë i the Aliut? A nuk e porosite të lirojnë Agim Islami, Feta Alimi, babin e Almirit, rastin Monstra, rastin e Kumanovës?
Janë të gjithë shqiptarë Albin.
Po për tragjeditë e Tetovës dhe Bullgarisë a nuk e pyete? Edhe aty vdiqën dhe u dogjën të gjithë shqiptarë.
Po me opozitën shqiptare këtu pse nuk takohesh Albin, a s’janë edhe ata shqiptarë?
Nejse Albin, bëni do video me Artonin të gjithë burra si filmi i Pollatit dhe mbuloni vdekjen e Rexhail Opaja me takime sepse mendoni që populli harron…
Lladrovci takim me Artonin, ti me të gjithë!
Takoni familjen e Rexhailit nëse jeni burra sepse luftoi edhe për Kosovën, jo njëri tjetrin sepse na lodhët dhe s’jeni interesant asnjëri më.