COVID-19, Danimarka heq të gjitha kufizimet
Danimarka planifikon të heqë pothuajse të gjitha kufizimet ndaj koronavirusit javën e ardhshme, pavarësisht niveleve rekord të infeksionit, njoftoi kryeministrja e vendit, Mette Frederiksen.
Nga 1 shkurti, danezët nuk do të duhet të mbajnë më maska ose të tregojnë një certifikatë vaksinimi në shumicën e vendeve.
Qeveria e kryeministres Mette Frederiksen po ndjek udhëzimet e komisionit të kontrollit të sëmundjeve të vendit, i cili ka rekomanduar heqjen graduale të masave emergjente për të luftuar pandeminë.
Frederiksen e quajti lëvizjen një moment historik.
“Ne po u themi lamtumirë kufizimeve dhe i themi lamtumirë jetës që njihnim para koronavirusit. Mbulimi i lartë i vaksinimit doli të ishte një superarmë, theksoi ajo.
Në Danimarkë, më shumë se 80% e të gjithë popullsisë është e vaksinuar.
Gjysma e danezëve tashmë kanë marrë një përforcues.