Maqedoni

Maqedoni, shkolla për nxënësit shqiptarë me standarde të “qymezit” të pulave!

Shkruan: Emad Mehmeti

“Banorët e Bllacës nuk e kanë menduar se shkolla do të jetë modulare. Ata kanë pritur që të jetë me tulla ashtu sikur të gjitha shkollat. “Ne kemi kërkuar që shkolla me u ndërtua me tulla normal si duhet dhe jo këtë të montuar, unë personalisht për veti e kam kundërshtuar”, tha Metali Bardhi, banor. Banorët thonë se edhe dera e shkollës është në anën e kundërt”, raportojë mediat.

Nuk është WC publike jo?! E as “qymez” pëllumbash! As shtëpi “montazhna”! Mos vallë bëhet fjalë për stallë! E pra jo. Objekti që shikoni në fotografi – parashihet të jetë shkollë në Bllacë, për nxënësit të cilët me mundime të mëdha kanë realizuar mësimet jashtë shtetit të tyre, duke ecur në këmbë me kilometra edhe në acarin më të madh.

Ndërkohë, nëse shkoni në disa zyra të (pu)shtetit luksi është maksimal, sepse aty harxhohen paratë tona që mblidhen në buxhet pa asnjë “dhimt”, ndërkaq #fëmijëve që janë frymëmarrja e ardhmërisë tonë ju ofrohen këso kushte mizerje të pasigurta, ku shihet qartazi që nuk mundet të realizohet as praktika e fiskullturës kur moti është i lig, e lëre më të zhvillohet mësim adekuat apo të bëhet përgatitja kualitative e filloristëve drejt të ardhmes me përplot sfida.

Mirëpo, çka është marrja për rezilin! #ShtetModular #ShkollaModulare #SpitaleModulare.

Ndryshe, në këtë shkollë do të mësojnë afër 50 nxënës, të cilët deri tani tash e sa vjet kanë udhëtuar në Han të Elezit për të vijuar mësimin.