Restorantet dhe kafeterite mund të mbyllen ora 22 shkaku i virusit
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi ka deklaruar se për shkak të situatës pandemike do të ketë rishikim të masave anti-COVID, por siç u shpreh ai masat do të jenë në proporcion për mbajtjen hapur të shkollave dhe ekonomisë.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se për shkak të situatës pandemike do të ketë rishikim të masave anti-COVID, por siç u shpreh ai masat do të jenë në proporcion për mbajtjen hapur të shkollave dhe ekonomisë.
Latifi kështu bëri të ditur pas takimit të Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka bërë thirrje për vaksinim, ku edhe ka siguruar qytetarët e Kosovës se vaksinave nuk iu ka skaduar afati.
“Natyrisht që do të ketë ndryshim të masave, këto masa do të jenë në proporcion me zhvillimet dhe përhapjen e rasteve përhapjen e COVID-19 dhe do të jenë në proporcion me nevojat e zhvillimit të fëmijëve në shkolla mbajtjen e shkollave hapur, me mbajtjen e ekonomisë hapur[…]Secili prej neve duhet të vaksinohet secili fëmijë duhet të vaksinohet, ata që kanë marr vaksinën e parë duhet ta marrin të dytën dhe të tretën. Ne kemi vaksina mjaftë, vaksinave tona nuk iu ka skaduar afati, të gjitha i kemi të rregullta, prandaj është me rëndësi të jashtëzakonshme që ne të vaksinohemi”, theksoi ai.
Duke mos dhënë shumë detaje për rekomandimet, Latifi shtoi se mund të ndodh që funksionimi i gastronomia të lejohet vetëm deri në orën 22:00.
E këto rekomandime për rishikim të masave, ministri Latifi tha se do i dërgojnë në Qeveri sot apo nesër në mëngjes.
“Ne kemi diskutuar këtë është shumë e mundshme që lokalet duhet të mbyllen në orën 22:00 të mbrëmjes por këtë do ta vendosim bashkarisht të gjithë. Ne do ta dërgojmë këtë në Qeverinë e Kosovës sot pasdite apo nesër në mëngjes”, u shpreh Latifi.
Ndërsa, rishikimi i masave anti-COVID pritet të ndodh për shkak të rritjes së madhe të rasteve me koronavirus. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2 mijë e 50 raste pozitive. Ndërsa, aktualisht në vend janë 7 mijë e 228 raste aktive me koronavirus.