Maqedoni

Nga 77 udhëheqës njësie, vetëm një shqiptar! Snopçe shpalos diskriminimin në Ministrinë e Mbrojtjes

“Ish ministrja e mbrojtjes deklaroi se nuk është e kënaqur nga qasja e re dhe prandaj jep dorëheqje dhe nuk do të participon në qeverinë e re. Kohët e fundit ishim dëshmitarë të shumë informacioneve në lidhje me skandalet në atë ministri por unë do të përqëndrohem në një fakt tjetër që nuk shoh se e përmendni në programin tuaj. Zoti mandatar, në ministrinë e mbrojtjes nga 15 keshilltarë shtetërorë vetem një është shqiptar. Nga 16 udhëheqës sektori nuk kemi asnjë shqiptar. Nga 77 udhëheqës njësie vetëm një shqiptar. Prej 13 komandantëve të batalioneve dhe 7 qendrave vetëm 3 janë shqiptarë. Këto janë parametra diskriminuese. Diskriminim të madh ka edhe në përzgjedhjen për shkollimet e larta si akademi të stafit dhe kolegje lufte. Kjo sidomos kur bëhet fjalë për në SHBA. Vetëm 2 shqiptarë janë shkolluar nga më shumë se 60 të tillë në SHBA deri më tani. Ju kujtoj se ka eprorë ushtarak shqiptarë që nuk janë të avansuar në gradë edhe nga 10 vite. Pra, këto fakte dëshmojnë që as Marëveshja e Ohrit e as përfaqesimi i drejtë nuk janë asgjëkundi”, deklaroi Snopçe.