Maqedoni

Gjykimi për Rashkovskin fillon më 25 janar

Gjykimi për ish sekretarin e përgjithshëm të qeverisë Dragi Rashkovski do të fillojë më 25 janar. Gjykata Penale paraprakisht miratoi aktakuzën kundër Rashkovskit dhe gjashtë personave të tjerë për keqpërdorim dhe larje parash. Rashkovski akuzohet në rastin e prokurimit të softuerit për kundërvajtje në komunikacion përmes kompanisë “Invoka Grup”, softuer që nuk i është dashur asnjë institucionit si dhe për dëmtim të buxhetit me kryerjen e paligjshme të prokurimit publik. Rashkovski tashmë disa muaj ndodhet në arrest shtëpiak./Alsat.mk