Maqedoni

Arrestohet 34 vjeçari nga Kumanova për vuajtjen e dënimit me burg

Më datën 11.01.2022 në ora 22:30 minuta, nëpunës policorë të SPB Kumanovë, në bazë të urdhërit gjyqësor nga Gjykata Themelore Kumanovë, e kanë privuar nga liria V.G. (34) nga Kumanova për veprën e kryer penale sipas nenit 215 të Kodit Penal- “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

V.G. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit me burg.