Maqedoni

Aziri: LSDM erdhi në Qeveri me shpresë se do t’i zgjidhë rastet e montuara

Elmi Aziri në “Emisioni 200”, në Alsat theksoi se LSDM në Qeveri erdhi duke premtuar se do të zgjidhen të gjitha rastet e montuara. Sipas Azirit jo që nuk u realizuan por edhe u shtua numri i rasteve diskreditues dhe diskutabile, shkruan Alsat.

“Lidhja Social Demokrate erdhi në pushtet duke premtuar se do t’i zgjidhë rastet e montuara politike, duke përmend rastin Mostra, rastin Alfa dhe të gjitha me radhë, dhe çka ndodhi, jo që nuk u zgjodhën ato raste por u shtua numri I rasteve me vendime diskredituese dhe diskutabile të gjyqësorit. Cili është roli I qeverisë, çfarë masa mori qeveria që ta lirojë gjyqësorin prej intervenimit të mundshëm politik, partiak e të tjera”, tha Aziri.