Maqedoni

omunat kërkojnë subvencione për rrymën

Më herët gjatë ditës kryetarja e Shkupit Danella Arsovska tha se përgjegjësia për ngrohjen qendrore të qytetarëve nuk është në kompetencë të Qytetit të Shkupit, por të Qeverisë. Sipas Arsovskës subvencione apo masa as nuk janë planifikuar në buxhetin e qytetit dhe as që do të planifikohen. Ajo tha se Qeveria përveç ngrohjes duhet t’i ndihmojë komunat që të mund të paguajnë edhe faturat e energjisë elektrike, të cilat janë pesëfishuar. Ndërkohë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se problemi me ngrohjen në komunën e tij nuk është për shkak të borxhit që ka ndaj Ngrohtores -Veri, por vetë kompania është në humbje, shkruan Alsat.

“BEG ka marrë koncesion nga Qeveria, jo nga Qyteti dhe sigurisht që është obligim dhe përgjegjësi e Qeverisë. Në të njëjtën kohë, është vonë me masat për zbutjen e efekteve të krizës …”- deklaroi Danela Arsovska – kryetare e BNJVL-së.

“Sa për krahasim, me muajin e kaluar të vitit të kaluar dhe këtë muaj, faturën e fundit të vitit të kaluar, për ndriçimin rrugor kemi paguar përafërsisht 500 mijë denarë rrymë dhe këtë muaj është një milion e katërqind mijë denarë- pohoi Visar Ganiu – Nënkryetar i BNJVL-së