Maqedoni

Tërmeti dridhi Maqedoninë e Veriut

Një lëkundje tërmeti është dëgjuar para pak çastesh në vendin tonë, sipas informacioneve fillestare, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 130 km në jug të Shkupit, në Greqi.

Tërmeti i fortë ka goditur zonën e Florinas në Greqi. Ky tërmet është ndjerë fortë në vendin tonë, por edhe në disa qytete në jug të Shqipërisë, si Korça, Saranda, por edhe Tiranë.

Sipas EMSC tërmeti ka qenë 5.8 rihter. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe.

Sipas raportimeve, tërmeti ka pasur një kohëzgjatje disa sekondëshe. Ndërkohë brenda minutave në vijim u regjistruan tre paslëkundje të tjera , 3.5 Rihter, 19 km në veriperëndim të Follorinës dhe në thellësi fokale 5 km, 3.5 Rihter në thellësi fokale 10 km dhe 4.1 Rihter gjithashtu në një thellësi 10 km.

Ende nuk është e qartë magnituda e ndier në Shkup. Deri tani janë ndjerë të paktën 3 tërmete, në harkun kohor të 20 minutave të fundit.