Bashkim i simptomave Delta dhe Omicron, zbulohet varianti i ri i Covid-19
Në Qipro u zbulua një variant i ri i Covid 19, një bashkim i simptomave të mutacioneve Delta dhe Omicron. 25 rastet e para i shtynë shkencëtarët ta quajnë këtë version Deltakron.
Të infektuarit janë më të shpeshtë mes të shtruarve në spital. Lajmin e dha në profesor i shkencave biologjike në universitetin e Qipros.
Kostrikis dhe ekipi i tij identifikuan këto raste me analiza statistikore dhe të dhënat janë regjistruar në laboratorin e Parisit ku ruhen të dhënat e gjurmimit të virusit të Covid 19.
Për momentin mjekët qipriotë rezervohen sa i takon vlerësimeve mbi rrezikun nga ky variant i kombinuar dhe nuk dihet a është më ngjitës se Delta dhe Omicron. Nuk dihet gjithashtu nëse do të mbizotërojë ndaj dy varianteve prej të cilave ka marrë origjinën.