Kolumna

Rrini më larg Babagjyshit të dimrit dhe politikanëve, shpresat drejtoni nga Presidenti Pendarovski

Ejup Berisha

Këtë vit i prisha punët me Babagjyshin e dimrit. Shkaku edhe ai nuk po ploteson më dëshira prandaj edhe unë nuk fola fare me të kur e pashë rrugës që po vinte me saja të cilat i tërhiqnin disa drerë duke ardhur nga Laponia e cila ndodhet në rrethin e largët polar. A e keni vērejtur lexues të nderuar se edhe ky është bërë koprrac sepse nuk po i ploteson më dëshirat e njerezve si më parë. Është bërë shumë zemërngushte sepse nuk po e mban më fjalën. Nuk e di pse por një gjë e di sigurtë për të se ka filluar të mos i realizojë më dëshirat e njerëzve. Ta themë të vërtetën asnjëher nuk jamë marrë me Babagjyshin e dimrit dhe nuk kamë kërkuar kurrë nga ai që të më plotësojë ndonjë dëshire në jetë, përpos para një viti kur ju drejtova publikisht të njejtit që te mi plotesojë dy dëshira të flakta të mijat sepse askush nuk e bëri këtë gjë për mua. E para dēshirë drejtuar Bagagjyshit të dimrit ishte që të realizoj një takim me Presidentin e Republikës pra me shefin e tanishëm të shtetit Z.Stevo Pendarovski dhe dëshira tjeter ishte që të ma mundesoj një takim me një njeri tepër të rendesishem dhe te dashur për mua. A e dini cfar në të dyja deshirat nga Babagjyshi kamë marre përgjigje negative. Edhe përkundër bindjeve që mi kanë krijuar të tjerët se ky i plotëson të gjitha dëshirat pa përtim kjo gjë në raport me mua nuk ndodhi. Pse nuk e di sepse akoma nuk mi ka dhënë përgjigjet e sincerte dhe të realte ai vetë. Miku im Agim Jonuz do të më thoshte lere se edhe Babagjyshi i dimrit është bërë si politkanët ka filluar shumë të premtoje por fare pak të realizojë. Nuk duhet tua zëmë për të madhe atyre që vetëm japin dhe nuk marrin shumë. Ka edhe më keq te ne politikanët janë bërë milionerë disa edhe miliarderë por nuk ju del asgjë nga dora dhe xhepi i tyre.Babai Im I ndjerë Isufi kur ishte gjallë shumë shpesh thotshte në këtë botë me shume japin dhe bejne mirë skamnorët sesa ata që kanë shumë të pasurit.Kjo është shume e vërtetë pasiqë politikanët kanë bërë shumë para dhe pasuri në kurrizin dhe me kontributin e qytetarëve por ja që janë bërë mosmirnjohës dhe nuk i ndihmojnë më meritorët për pozitën e volitshme që e kanë në politikë. Dhe ne duke e pare se nuk po kemi më leverdi nga politikanët i jemi vërsulur kohëve të fundit më së shumti Babagjyshit të dimrit për ndihmë e plotësim dëshirash dhe atë duke adresuar deri te ai jo një por nga dy dhe më tepër dëshira për realizim. E di se veshtire e ka te realizoj Babagjyshi i dimrit sepse i njëjti obligohet që tua plotësoj deshirat 7. 8 miliardë njerëzve në botë pra vërtetë është tepër shumë vështirë për të kjo gjë. Edhe pse Babagjyshi këtë vit u lavdrua se rrethanat ekonimike atje nga vjen ai ishin më të mira dhe më të volitshme se keto që i kemi ne këtu prap se prap i njëjti nuk po arrinë tua plotesojë dëshirat njerëzve. Nëse ky nuk po arrinë të jetë efikas në plotësimin e dëshirave dhe nga ana tjetër politikanët spo duan të dëgjojnë për ti ndihmuar qytetarët atëher ne jemi në hall tepër të madh si njerëz. Prandaj i vetmi politikan që jep shpresë se është i gatshëm të ndihmojë ketu te ne është Presidenti i Republikës Z
Stevo Pendarovski, sic shihet ky në cdo paraqitje të tij publike po kujdeset për të folur për vështirsitë, problemet dhe hallet e rënda me te cilat realisht po ballafaqohen qytetarët e RMV-së, pra vetëm ky dhe askush tjetër. Një njeri që është i gatshëm të flas për problemet reale të qytetarëve ai de facto tregon se është i gatshëm dhe i vullnetshëm që të ofron edhe zgjidhje për to. Ta themë të vërtetën gjithmonë kamë thënë publikisht se Presidenti Pendarovski është politikani i vetëm në këtë shtet i cili posedon virtyte dhe cilësi të larta njerezore dhe morale prandaj nga ai rrjedhin vetëmse fjalë të bukura dhe të ëmbla kur bëhet fjalë për qytetarët e RMV-së. Prandaj ne jemi të obliguar që ta perkrahim, ta mbështesim fuqishem dhe ta cmojmë Presidentin sepse edhe ky po na perkrah, po na mbështet e po na cmon neve qytetarëve në cdo cast.Me këto gjeste e veprime i njëjti po dëshmon se është figurë e rrallë politike, tepèr e vecantë dhe më emblematikja në shtet. Për Presidentin e kamë një rekomandim për ta arritur efikasitetin në raport me qytetarët ky duhet ta shtoj kontaktin dhe dialogun me ta.