Edhe Katica Janeva e dënuar me shtatë vjet burg kalon pushimet në shtëpi
Ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva pushimet i kalon në shtëpi me familjen e saj, raportoi “A1on”. Avokatja Irena Frckovska, siç shkruan portali, ka deklaruar se Janeva i shfrytëzon privilegjet për shkak se ka vuajtur 1/3 e dënimit me burg në rastin “Reket” në të cilin është dënuar me shtatë vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Me nëntë vjet burg u dënua edhe Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiçeec me tre vjet burg.