Maqedoni

Grubi: Kryeministri shqiptar do të bëhet

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një intervistë për Kosovapress deklaroi se kryeministri shqiptar në 100-ditëshin e fundit të qeverisjes do të bëhet, pasi siç thotë për këtë ka marrëveshje publike. Ai gjithashtu tha se cilado parti politike shqiptare, nuk do të kishte guximin që të mos votojë një kandidat shqiptar, ndërsa shtoi se edhe VMRO DPMNE ka gatishmëri për ta pranuar këtë marrëveshje.

“Janë zotuar publikisht dhe nuk e besoj që kushdo qoftë, cilado qoftë parti politike shqiptare, nuk do të kishte guximin që të mos votojë një kandidat shqiptar për herë të parë të zgjidhet kryeministër në Kuvendin tonë me votat në Kuvend, prandaj nuk shoh sfidë të veçantë, nuk shoh sfidë të veçantë as të VMRO-DPMNE sepse edhe ata kanë gatishmëri ta votojnë një shqiptar për kryeministër në këtë vend, në veçanti në 100-ditëshin e fundit të kësaj qeverisje. Kjo nismë është më shumë se simbolike, po të ishte vetëm një ditë do të ishte simbolike, por 100 ditë nuk janë pak para zgjedhjeve, sigurisht janë edhe 60 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, tha Grubi./TV21