Maqedoni

Edhe sot më shumë të shëruar se sa të infektuar nga virusi

Ministria e Shëndetësisë informoi se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 4.072 testime, kurse janë regjistruar 246 raste të reja.

Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar 547 pacientë, ndërkaq betejën me Kovid-19 e kanë humbur 3 persona.

Nga fillimi i epidemisë dhe deri tani në vend janë realizuar gjithsej 1.608.232 testime. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar është 225.730, i të shëruarve 212.927, i të vdekurve është 7.974, ndërkaq numri i rasteve aktive është 4.828./TV21