Maqedoni

Dimri në vendlindje

Shkruan: Lirim Alija
Nostalgjia është vuajtje që shkaktohet nga dëshirat e parealizuara për t’u kthyer dhe nuk ka dhimbje më të madhe sa të kujtuarit e çasteve të lumtura.
Më parë, nuk kalonte dimër pa u kthyer në vendlindje. Natyrisht që edhe vitet e fundit, por diçka sikur nuk më bën aq përshtypje, ngase mungojnë shumë gjëra. Nuk është nëna ime Hanife që e bënte bukën më të mirë në botë, në drekë dhe në darkë të ngrohtë dhe të nesërmen në mëngjes e rreshkur. Nuk ka kush të bëjë tërhanë, bakërdar, kollpite…
Ajo kishte vetëm 4 muaj shkollë, por dinte shumë vjersha dhe i pëlqente të lexojë. Më kujtohet kur bënim gara për ndonjë ngjarje apo temë se kush do ta bënte vjershë të rimuar. Më kujtohet kur me ëndje i dëgjonim këngët e Nexhmije Pagarushës, Hanife Sejfullai-Reçani dhe shumë të tjera.
Nuk është më ajo, që më detyronte gjithmonë të kthehem një apo dy ditë me vonesë në Itali.
Nuk është as edhe im atë, ai i cili më shumë se gjithkush tjetër e donte diturinë, e që pasion e kishte gjeografinë (i dinte gati të gjitha kryeqytetet e shteteve).
Nuk janë edhe shokët e fëmijërisë sime, sepse janë të shpërndarë gjithandej nëpër botë.
Dhe sa e sa kujtime tjera…
Dimri në vendlindje është padyshim më i bukur, por…
Të fala nga Italia!