Kolumna

Lirinë e gëzojnë vetëm ata individ të cilët luftojnë për të

Ejup Berisha

Nga lirimi i para dy ditëve nga paraburgimi i individit me inicialet S.M apo ish pushtetarit maqedonas, shqiptarët e RMV-së duhet te nxjerrin disa porosi dhe mësime. Dhe ate nën 1. Individi i liruar dje e don dhe ka luftuar per lirinë e tij që e gëzon tani, edhe pse i njëjti e ka blerë me para lirine e tij. Flitet se i S.M ka paguar diku rreth 11 milion euro kaucion për te dalur nga paraburgimi dhe 2.Se për ta fituar lirinë prapa të njëjtit individ qëndrojne një pjesë e strukturave të cakture shtetrore dhe një pjesë e opinionit publik në RMV. Bile këta te fundit mendojnë se S.M është i pafajshëm dhe se atij po i bëhet padrejtësi nga ana e strukturave qeveritare prandaj ai është mbajtur i mbyllur pa bazë ligjore. Shikuar nga këto gjëra del porosia se kush e don lirinë dhe lufton për ta pasur atë ai edhe do ta këtë të njejtën pra lirinë.Edhe ne si shqiptar e duam shumë lirinë por ajo cfar nuk bëjmë ne për të është se nuk luftojmë apo dhe nuk dimë se si të luftojmë për të. Pra te ne për lirinë tonë si shqiptar nuk lufton askush realisht dhe faktikisht. Ne dimë vetëm të ankohemi se po na e mohojne apo dhe po na e marrin lirinë por nuk u bëjmë rezistance faktorëve shoqëror që na e mohojnë apo dhe na e kufizojne lirinë. Ankimimi faktik dhe ai fiktiv për rastet e mohimit apo dhe të marrjes së lirisë dallojnë rrënjësisht mes vete. Kur ankohesh sy më sy me ata që mundohen të ta mohojne apo dhe të ta kufizojnë lirinë kjo është betejë më bindëse dhe më efikase kundrejt mohuesve dhe kufizuesve të lirisë. Por cfar bëjmë ne shumica e qytetarëve shqiptare ne pra bëjmë rezistencë fiktive apo pasive ndaj faktorëve që na e rrezikojnë lirinë. Lufta nëpër rrjete sociale është më e lehtë se ballafaqimi sy më sy në teren me armiqtë e lirisë sepse nga i njëjti veprim nuk ka pasoja direkte dhe reale ndaj atyre që kundërshtojnë apo dhe protestojnë, por kjo lloj rezistence nuk ka efikasitet. Nuk mund ta ndalësh askend që mos të ta sulmon lirinë vetëm në saje të lutjeve dhe porosive të tipit të lutem të keshë në konsideratë apo dhe ke meshire mos ma kufizo lirinë, a e dini pse sepse askush nuk zbrapset realisht nga tentimi për ti realizuar qellimet e tyre apo për të ta lënë dikë pa liri. Si resultat i një rezistence të tillë pasive ne kemi dhjetra raste të montuara gjyqsore me motive të dyshimta politike prej të cilave lirinë e kane humbur dhjetra persona të pafajshëm shqiptar dhe atë të denuar padrejtësisht me qindra vite burgim nëpër burgjet e vendit. Pra për ta askush nuk angazhohet për ti liruar pra këta kanë ngelur të vetëm në luften e tyre për ta kthyer lirinë e tyre të humbur. Nga ana tjetër këtu në shtetin tonë ka disa njerëz të bashkesise etnike maqedonase të cilët pavarsisht se cfar kanë bërë të njëjtët hyne dhe dalin nga burgjet sikur ato te ishin prona të tyre personale. E shqiptarët jo këta si te futen brenda nuk mund të dalin më prej tyre.Nuk interesohet askush për ta edhe ata që kanë mundësi dhe forcë reale që tu ndihmojnë nuk angazhohen për ti ndihmuar me bindjen e thjeshte se pse ti prishin punët dhe raportet me strukturat e caktuara shtetrore për disa shqiptare të gjore. Këta pra kalben burxheve të pafajshëm dhe askuj fare nuk ja ndien për ta. Mësim lirinë e ruajnë dhe e kthejnë mbrapa vetëmse ata njerëz që e duan atë të tjerët kalben nëpër burgje. Kështuqë për të qenë i lirë për të duhet bërë luftë të vërtetë, të vazhdueshme dhe të vendosur. Ndërsa shumica e shqiptarëve nuk janë të lirë sepse fatkeqsishtë nuk bëjnë luftë për të. Kur themë luftë nuk flas për beteja me armë dhe për përdorim dhune por për përdorimin e mjeteve të lejueshme dhe te pranueshme ligjore.Pra lufta për lirinë apo për ta ruajtur ate është veprim i domosdoshëm dhe akt i shenjtë i njerëzve. Prandaj shqiptarët nëse duan të jenë të lirë dhe të mos jenë viktima të rasteve të montuara tani dhe ne të ardhmen duhet te bejnë luftë për liri apo për ruajtjen e saj. Paramendoni jetojmë në shek e 21 dhe akoma kemi disa dhjetra raste të montuara gjyqsore me motive të dyshimta politike këtu ne RMV. Ndërsa strukturat politike të cilat udheheqin te ne i kemi me orientim dhe me bindje demokratike të paktën keshtu deklarohen gjithmone formalisht të njejtat. Por nëpër sistemet e realta politike demokratike nuk guxon të ketë raste të montuara e as kufizim dhe marrje të lirive të njerëzve posaqërisht kur për këtë gjë të shpreh deshire dikush në mënyrë joligjore.