Rama: “Do kërkojmë ndarje nga Maqedonia, nëse për 6 muaj kemi probleme në hapjen e negociatave”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në bilancin vjetor të qeverisë nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe procesin e integrimit që është peng i vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë.
“Në procesin e integrimit evropian gjërat janë të qarta dhe jemi në një situatë absurde për shkak të vetos së Bullgarisë dhe kemi kërkuar një opinion nëse do të mbështetet një qasje të re të politikës së jashtme. Nëse 6 mujorin e parë të muajit të ardhshëm Bullgaria do të vendosë veton ne do të kërkojmë ndarje nga Maqedonia e Veriut. Pikë tonë në vlerësime sa i përket këtij procesi rriten dhe dy komponentë të rëndësishëm janë hapat që ka nisur të hedhë sistemi i drejtësisë posaçërisht Prokuroria Speciale që nuk është prokurori politike as e të majtës s e të djathtës. Por një prokurori anti krim. Një rol të posaçëm në këtë ka dhe SPAK që unë i përshëndes dhe i inkurajoj mos shikojnë majtas dhe djathtas por vetëm drejt dhe i siguroj për mbështetjen morale nga ana jonë dhe kur e kemi nisur Reformën në Drejtësi, bindja ime ka qenë se kur i vjen koha asgjë nuk i del para. Nëse ka diçka një vlerë të rëndësisshme historike dhe kjo shumicë dhe unë sa kohë kam këtë detyrë është hedhja e bazave për një drejtësi të drejtë pa kthesa majtas e djathtas dhe kushdo qoftë në këtë pjesë të kampit që unë jam në krye dhe ka llogari të hapura është shumë e qartë që sa kohë nuk i ka mbyllur nuk ka punë me ne”, ka thënë ai.