Miqësitë e krijuara përmes korrupsionit nuk mund të ndahen
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Secili njeri ka një mik e më tepër dhe kështu krijojnë një miqësi të pandarë.Miqësia e vërtetë është shumë e ndershme kur njëri ndaj tjetrit kanë korektësi dhe nuk i punojnë njëri tjetrit pas shpine.Po nuk do të thotë se kjo miqësi e vërtetë nuk ndahet ndonjëherë.
Mund të mos pajtohen në mendime mesvete, mund të mos kenë një ideal të përbashkëtë etj.Një ditë këto mospajtime i detyrojnë të ndahem mes tyre.Kjo miqësi ndahet dhe secili vazhdon rrugën e tij dhe mbanë mendimin e tij ashtu siç dëshiron. Cila miqësi vështirë ndahet njëri nga tjetri?!…
Miqësia e korupsionit asnjëherë nuk ndahen mes veti, sepse kjo miqësi nëse ndahet, atëherë nxirren në pah shumë gjëra që i kanë bërë në mënyrë të përbashkët.Miqësia e cila është koruptuar gjatë të qenurit në pushtet dhe ajo është futur bashkarisht në korupsion është shumë vështirë të ndahet.
Është vështirë, sepse gjatë zbulimit të korupsionit të njërit zbulohet edhe tjetri, sepse koruptimin e kanë bërë bashkarisht. Nëse njëri kapet si koruptues e mbronë koruptuesi tjetër, sepse nëse ndahen dhe tregojnë njëri për tjetrin.
Tregojnë se bashkarisht janë koruptuar ose njëri ka marrë për dy tre miq. Pra kësaj i thonë miqësie e korupsionit që nuk goxojnë donë të prishen mes vete. Nëse njërit prej tyre i kallet bishti si dhelprës, atëherë dihet se do të ju kallet të gjithëve bishti . Pra ky është qëllimi kryesorë se ata miq që kanë bërë korupsion të përbashkët nuk guxojnë të prishen mes vete.
Ata e dinë mirëfilli se nëse prishen, atëherë do të zbulohen të gjithë koruptuesit e përbashkët. Mu për këtë arsye nëse kapet njëri nga koruptuesit, koruptuesit tjerë e mbrojnë aq shumë ate që mos të i zbolohet.
Kjo miqësi është miqësi që duhet të ruhet deri në fund jo pse duhen mesvete, por e mbrojnë njëri tjetrin që mos të zbulohe vet edhe ai që është i futur në korupsion bashkarisht me miqësinë e tyre të quajtur miqësie e korupsionit