ASH sot mban Kuvendin Qendror
Aleanca për Shqiptarët sot mban Kuvendin Qendror, pas zgjedhjeve lokale të tetorit. Në kuvendin partiak do të analizohen rezultatet e zgjedhjeve lokale, koalicionimet si dhe procesi i ristrukturimit partiak. Në kuadër të kuvendit do të diskutohen edhe dorëheqje dhe shpërndarja e degëve partiake, mëson INA.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Arben Taravari ditë më parë paralajmëroi dorëheqjen nga posti i tij. Ai theksoi se nevojiten kuadro të reja në parti të cilët mund të kontribuojnë në ASH.
“Personalisht mendoj se sekretari i Përgjithshëm i partisë duhet të zgjidhet një kuadër më ri dhe që ka më shumë kohë. Unë me siguri nuk do të jem sërish sekretari i Përgjithshëm i ASH-së”, u shpreh Taravari. Ai shton se ky vendim është personalisht i tij dhe se ky vendim nuk do të kthehet. Ky kuvend do të jetë parapërgatitje për kongresin partiak që pritet të mbahet gjatë vitit të ardhshëm.