EMV-ja në kursim ndaj jo-produktivitetit
Në vazhdën e krizës energjetike, kompania shtetërore e energjetikës EMV aplikon masa shtrënguese – ka vendosur t’i reduktojë siç thonë kostot joproduktive që i kanë bërë deri më tani. Shkurtime do të ketë në materialet e nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike, por edhe në stafin e punës. Ata punonjës për të cilët do të vendoset se në kohën e krizës energjetike jenë të panevojshëm do të dërgohen në pushim të detyruar dhe do të marrin 70 për qind të pagës. EMV-ja shton se në këtë periudhë automjetet zyrtare të kompanisë shtetërore do të përdoren në mënyrë racionale, shkruan Alsat.
“Masat synojnë uljen e kostove joproduktive. Po zhvillohet procedurë për përcaktimin e vendeve të punës që nuk janë të nevojshme për prodhimin e energjisë elektrike. Përdorimi i automjeteve të pasagjerëve është plotësisht dhe rreptësishtë i racionalizuar”- thonë nga SHA EMV
Në kohën kur vendet e rajonit vendosin kufizime në konsumin e energjisë elektrike, autoritetet në vend kanë vendosur që nuk ka nevojë për kursime të veçanta të energjisë elektrike. Të gjithë shandanët dhe dritat e tjera rrugore në vend janë të ndezura. Godina e qeverisë si shembull për të tjerët është e ndriçuar nga të gjitha anët. Megjithatë, qeveria vendosi që në vend të janarit të zgjasë krizën energjetike deri në mesin e vitit të ardhshëm. Sipas vendimit të autoriteteve kompetente kufizime të energjisë elektrike nuk do të ketë, ndërsa kompanitë në sektorin e energjetikës në atë periudhë do të mund të marrin lehtësisht para nga thesari i shtetit për t’u përballur me sfidat e krizës, siç janë prokurimi dhe prodhimi i energjisë elektrike. Deri më tani, sipas deklaratave të ministrit të Financave Fatmir Besimi, EMV-ja do të marrë gati 100 milionë euro gjatë kësaj krize.