Bakiu: Regjimi serb çdo herë ka punuar për dëbimin e shqiptarëve në Turqi, bullgarët jo!
Emigrimi i Familjeve Shqiptare në Turqi nga Derveni i Poshtëm i Shkupit dhe Rrethina (1953-1961), ishte libri i botuar i radhës i autorit Baki Bakiu, i cili vjen nga fshati Rashqe i Shkupit.
Autori në këtë libër tregonë se sa familje në kohën e regjimit Sërb të asaj kohe kanë emigruar për në Turqi, duke mos mundur ti përballojnë torturimet, shantazhet, kërcënime dhe shumë arsye tjera, e të gjitha këta ndodheshin vetëm me një qëllim nga regjimi, që të ngelin më pak shqiptarë në këto troje.
BAKI BAKIU-AUTOR I LIBRIT
“Në periuedhen e dytë pas luftës së dytë botrore, un jam dëshmitarë i të gjithave ngjarjeve, dhe ata i kam shkruar ashtu si i kam përjetuar, i faleminderojë të gjithë informatorët të cilët pa hezitim më kanë dhënë informatat e duhura. Dhuna Sërbe ka qenë në vazhdimsi prej sa ka marrë pushtetin në dorë në vitin 1912 në përjashtim të viteve kur ishte sundimi Bullgar këtu, vitet tjera gjithmonë pushteti Serb, qëllimin kryesor me gjitha masat e dhunës që i ka marrë, qëllimin kryesor e ka pasë dëbimin e shqiptarëve nga trojet etnike të tyre”.
Më tej autori tregon se ende kur kalon kah stacioni hekurudhor i trenit, ju përkujtohet vaji, britmat, pikëllime të shumta nga ata që ja kishin mësyer rrugës së Turqisë.
Profesor Doktor Besnik Rameti njiherit edhe recezent i librit, vlersonë shumë lartë librin e Bakiut dhe deklaronë se ky libër duhet të shpërblejë për Historinë e gjithë popullit Shqiptarë.
BESNIK RAMETI-RECEZENT I LIBRIT
“Për të gjitha këta ngjarje të cilat i ka marrë autori me përgjegjësinë më të madhe, për të dëshmuar faktet dhe historinë e jetës, ai nuk ka hezituar në çdo fshatë, në çdo familje, çdokund ku ka ndëgjuar nga miqt, shokët, farefisi, ai nuk ka prituar në këtë moshë që ka, për të dëshmuar dhe treguar ngjarjet sa më të sakt dhe familjet të cilat janë shpërngulur në Turqi”.
Promovimi i librit u mbajtë në shkollën e mesme në Saraj të Shkupit dhe ishin të pranishëm intektualë, profesor, shkrimtarë dhe afarsitë të shumtë. Libri u financua nga fondacioni Albiz dhe kompania Dauti Komerc, të cilët paralajmruan se librin poashtu do të financojnë që të përkthehet edhe në gjuhen Turke, që të kenë të qartë se pse ka shumë shqiptarë atje.