Maqedoni

Vuçiq, Zaevit: E di që nesër jep dorëheqje, të faleminderit për bashkëpunimin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” që po mbahet në Tiranë ka falënderuar kryeministrin Zoran Zaev për kontributin në tërë këtë proces, si dhe për përpjekjet e tij për thellimin e miqësisë mes tri vendeve.

“Të falënderoj për gjithçka, për mundin, e di që nesër do të japish dorëheqje, dëshirojë të falënderoj për gjithçka që ke bërë për miqësinë mes Serbisë dhe Maqedonisë dhe miqësinë mes tre shteteve tona”, tha Vuçiq.

Kryeministri Zoran Zaev sot konfirmoi se është dita e fundit e tij si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai gjatë ditës së nesërme pritet të dorëzoj dorëheqjen e tij.

Ndërkohë sa i përket “Ballkanit të Hapur”, edhe njëherë iu bëri thirrje vendeve tjera të rajonit që t’i bashkëngjiten kësaj nisme.