Babai dhe nëna denoncojnë birin në polici pasi rrahu nënën!
Një rast i dhunës familjare është denoncuar dje në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë.
Babai nga Tetova dhe bashkëshortja e tij, 56-vjeçare kanë denoncuar në SPB Tetovë birin e tyre, 29-vjeçar, E.M., pasi fizikisht ka sulmuar nënën.
“Më pas, ai është paraqitur në Stacionin Policor në Tetovë. Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga SPB Tetovë, transmeton TV21.