Maqedoni

Viktima e aksidentit në Batincë është biznesmen në fushën e ndërtimtarisë

Në aksidentin e rëndë që ndodhi sonte Batincë të Shkupit jetë ka ndërruar 49-vjeçari N.R. nga fshati Batincë. TV21 mëson se bëhet fjalë për një biznesmen në fushën e ndërtimtarisë, gjegjësisht pronar i një kompanie që merret me përgatitjen e terrenit për ndërtim, e që ka nën pronësi kamionë, ekskavatorë dhe pajisje tjera për ndërtim.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa në aksident janë përfshirë dy makina, njëra e tipit Shkoda Oktavia dhe tjetra e tipit BMW. Shoferi i makinës Shkoda ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa shoferi i veturës BMW është transferuar në Qendrën Klinike për ndihmë mjekësore./TV21