DRAMË FAMILJARE: Nëna e re në mbrojtje të fëmijës, bën për spital bashkëshortin në një fshat të Kumanovës
Mbrëmë pas orës 22, një grua 23-vjeçare nga Kumanova ka goditur me një mjet të mprehtë bashkëshortin e saj, në përpjekje për ta larguar atë nga qëllimi për të lënduar fëmijën e tyre. Fatkeqësia ka ndodhur në Tabanovcë, transmeton Tetova News.
– Me datë 14.12.2021, në ora 22.15, në SPB Kumanovë është raportuar se në fshatin Tabanovcë të rajonit të Kumanovës, J.A. (23 vjeçe) nga fshati Tabanovcë, gjatë një zënke në familje, me th i k ë i ka shkaktuar plagë bashkëshortit me inicialet L.A. (25) nga Kumanova, i cili sipas raportit ka tentuar ta lëndojë fëmijën e tyre, shkruan në buletinin e tij të përditshëm SPB Kumanovë.
Gjatë ekzaminimit të të lënduarit në spitalin e Kumanovës janë konstatuar lëndime të rënda trupore. SPB Kumanovë po punon për zbardhjen e rastit.