Kolumna

Deputeti Lul Vula po vazhdon me akte të turpshme

Eugen Shehu, Zvicër

I fiksuari pas vulës e karikes deputeti Lul Vula bën hapat e radhës të turpshme. Një gjest të turpshëm dhe të padinjitetshëm i një njeriu i cili më shumë korri të mira nga PDSH-ja se sa vendnumëroi, një gjest që zhvesh karakterin e pacipë dhe të dobët të tijën i maskuar si një profil politikani demokrat por në fakt zhveshet fytyra nga maska kur është në pyetje karikja dhe interesi personal.
Lul Vula me aktin e turpshëm të ndërrimit të bravave së pari në degën e Fierit dhe tash në zyrat e PDS-së dhe kryesisht të zyrës së Shoqatës së Grupimit të Djetorit, e më pas largimin e karikeve nga salla e konferencave është treguesi më i mirë se ky deputet e paska me të vërtetë fiksim kariken.
Deputeti Lul Vula me sa duket i ka bërë gabim llogaritë. Nuk mund të dalësh kundra një vendimi të Kuvendit Kombëtar dhe delegatëve Demokrat nga mbarë Shqipëria është absurde dhe qesharake me kto gjeste foshnjore, që as socialistët e as “rilindasit” as e kan bërë e as do ta bënin një veprim të tillë cinik.
Deputeti Lul Vula nuk duhet të provokojë dhe më tej nervat e Demokratëve dhe të uli veten në një nivel të ulët që s’do duhej të ishte para opinionit mbarkombëtar Shqiptar. Me sa duket se ka haruar se z.Berisha s’ka burrë nëne që mund ta ndali se Demokratët dhe Partitë e tjera Kombëtare opozitare janë në krahun e tij.
Reflekto deri sa stëkan zhytur dhe më thellë në gabimet e parikoperueshme.