“Berisha dhe mbështetësit e tij hyjnë në selinë e PD, Basha fsheh karriget” (VIDEO)
“Ish-kreu i PD Sali Berisha ka shkuar në selinë e PD-së me mbështetësit e tij.
Sali Berisha ka dhënë një mesazh, teksa është shprehur se ka shkuar aty për të diskutuar mbi probleme të rëndësishme të së ardhmes.
“Jemi këtu për të sjellë vullnetin e shumicës së demokratëve shqiptarë. Siç e shihni janë anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit, të cilët kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme të të ardhmes. Tani ne po ngjitemi sipër”, tha Berisha.
Më tej, ish-kryeministri Berisha theksoi se “në zyrën e Bashës nuk kemi punë. Sot vijmë këtu për të bërë një mbledhje. Deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.
Berisha dhe Komisioni i rithemelimit kanë tentuar të mbajnë një mbledhje brenda në seli, por janë përballur me një të papritur. Në sallën ku kishin planfikuar takimin, mbështetësit e Bashës kanë hequr karriget dhe i kanë fshehur ato”.