Maqedoni

Skender Rexhepi: “Alternativa” duhet ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri nëse s’ka datë për negociata (Video)

Deputeti i “Alternativës”, Skender Rexhepi-Zejd”, thotë se partia të cilës i përket ai, duhet ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri nëse vendi nuk merr datën për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Në një prononcim për gazetën LAJM, ai tha se të vogla janë gjasat që vendi të merr datë gjatë muajit dhjetor.

“Është një tentativë që vendi të bëhet pjesë e BE-së, por nëse mund të vijë deri te mundësia e dështimit, mendoj se do të duhet të diskutohet edhe në kuadër të partisë kjo çështje sepse një prej pikave për të cilat ne u zotuam ishte edhe integrimi në BE, prandaj mendoj se edhe kjo do të duhet të diskutohet që ta shohim saktësisht, ku duhet të rrugëtojmë dhe si duhet të rrugëtojmë politikisht, ne si subjekt politik”

LAJM: A mund të pritet që deri në fund të dhejtorit vendi të merr datë për negociata?
Skender Rexhepi: Në bazë të informacioneve, mund të të pritet por edhe ajo është një mundësi e vogël. Gjithsesi, mbetet opsioni i janarit me çka edhe qeveria e re do të vije. Nëse nuk ndodh duhet që “Alternativa” seriozisht ta konsiderojë veten në raport me politikbërjen e saj si pjesë e Qeverisë.

LAJM: Ai bie kjo që mund të tërhiqeni nga pjesëmarrja në Qeveri?
Skender Rexhepi: Duhet ta konsiderojmë. Seriozisht e them. Unë do të jem ai që do e ngrejë zërin sepse është një prej pikave kyçe dhe nëse shihet se nuk ka gjasa, duhet të jetë pjesë e bisedimeve të shohim çfarë tutje sepse jemi subjekt politikë që pretendon të zhvillojë veten në kuadër të strukturave por edhe në kuadër të rrugëtimit politik.