Maqedoni

MEPSO: Janë hequr të gjitha defektet në rrjetin e transmisionit

AD MEPSO njofton se janë hequr të gjitha defektet në rrjetin e transmisionit dhe është siguruar furnizim i rregullt me ​​energji elektrike.

“Në këtë mënyrë është normalizuar furnizimi me energji elektrike për banorët e Dibrës, Resnjës, Ohrit dhe Strugës, dhe vendbanimet përreth pasi që mëngjesi i sotëm për shkak të stuhisë dhe reshjeve të borës pa tension mbeti linja 110 kV Vrutok Spilje dhe transmisioni 110 kV Manastir Resnjë”. njoftojnë nga AD MEPSO.