Gucati, Speciales: Më përpara kisha mendu të vdes pesë herë, sesa të rrjedhnin dosjet tuaja në zyret tona (VIDEO)
Ka vazhduar sot procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale në Hagë.
Zyrtari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ëshë acaruar ndaj panelit të pranishëm në këtë seancë, lidhur me rrjedhjen e dokumentacioneve, njofton Klankosova.tv.
”Më përpara kisha mendu të vdes pesë herë, sesa të dalin këto dokumentacione tuaja, e të vinë në zyre tona. Këto kush i ka bo për me na qit neve në lajthitje, e dini më mirë se ne. Unë kam qenë aty, dhe kam thirr konferencën por nuk kam shpërnda. Nëse kanë ardhë në Prishtinë nga Holanda, atëherë shpërndarja ka ndodhë nga ju, jo nga ne”.
”Nuk iu kemi thënë merrni, por ua kemi lënë në tavolinë ‘’ja ku i keni’’, askënd s’e kam detyru asnjë gazetari s’i kam thënë merrni. Pas konferencës së parë e kemi marrë Tomë Gashin avokat”.
Mes tjerash Gucati ka mohuar se në intervistat e dhëna të Nasim Haradinajt, është thënë diçka kundër tyre.
”Nasimi nuk është në moshën 15 vjeçare, ai nuk është fëmijë. Nasimi ka dhënë intervista të shumta, edhe unë gjithashtu. Është mirë të na jepni datat në cilin vend, në cilin television apo portal. Është mirë të na përkujtoni, të na tregoni. Unë po kuptoj por s’mund të flas përmendësh, se mund të gaboj. Por, me sa e di, nuk kam dëgju, aty sa kam mund me përcjellë. Unë nuk kam kohë të ndjek para ekranit televiziv të gjitha debatet”.