Kulturë

Shfletim kujtimesh të para 40 viteve/ Për herë të parë si mësues para nxënësve

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Ishte viti shkollor 1974/75 kur për herë të parë do të e merrja ditariin në dorë dhe do t’I drejtohesha mësonjëtores për të ia filluar punës sime si mësues. Profesionin e mësuesisë nuk më kishte imponuar askush, por e kisha përzgjedhur me vullnetin dhe dëshirën time.

Ishte një dëshirë e kahmotshme që më sillej vërdallë në mendjen time që një ditë të më realizohej kjo dëshirë që nuk më linte të qetë për të e realizuar dhe me të vërtetë atë gjë që e dëshiron aq shumë në jetë një ditë edhe do e realizosh. Edhe dëshira ime pas një kohe do të realizohej që të jem një mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Kurr nuk do të e harroj atë ditë të parë kur unë me ditar në dorë do të dilja para nxënësve..

E dia se ky jo që ishte vetëm profesion i imi tani që e kisha përzgjedhur vet me dëshirën time, por ishte edhe një mision që duhej kryer me shumë ndërgjegje. Kurr nuk do të e harroj këtë kujtim kur tani më isha ballëpërballë me nxënësit të cilët duhej të i mësoja, por edhe të i edukoja. Ishte një gëzim shumë i madh dhe i papërshkruar të marrësh ditarin në dorë dhe të i rrekesh një misioni shumë të dashur, por edhe me një përgjegjësi të madhe.

Gjatë punës sime 40 vjeçare në profesionin e mësuesisë më kanë mbetur shumë kujtime të paharruara që nuk i kam shlyer asnjëherë nga zemra ime, por i kam ruajtur me xhelozi në brendinë e zemrës sime.

As vet nuk mund të e di se gjatë gjithë karrierës sime dyzetvjeçare sa e sa kujtime më kanë mbetur të paharruar, por për këtë shkrim kam veçuar kujtimin e vitit shkollor 1974/75 kur për herë të parë kisha marr ditarin në dorë dhe iu kisha drejtuar mësonjëtores për të qenë para nxënësve që në hyrje të mësonjëtores më dukej se gjendesha përballë një kopshti më të bukur me lule.

Këtë kujtim të përzgjedhur nga shumë kujtime të miat nga puna ime 40 vjeçare në arsim të nderuar lexues e ushtrova që nga viti i lartpërmendur shkollor 1974/ 75 që kur për herë të parë mora ditarin klasor dhe u futa në klasë tek nxënësit. Ky kujtim ishte dhe mbeti njëri ndër kujtimet më të paharruara që sot e nxorra nga thellsia e shpirtit për të e shfletuar në këtë shkrim të shfletimeve të kujtimeve të mia.