Maqedoni

MPB me padi për të riun nga Tetova! Shantazhoi 23-vjeçarin se nëse nuk ia jep 250 euro, do të publikojë video eksplicite në rrjete sociale

Sektori për Punë të Brendshme njofton se ka parashtruar padi kundër një të riu nga Tetova, pasi i njëjti ka kërcënuar një djalë 23-vjeçar me publikimin e një video eksplicite, përcjell TV21. 26-vjeçari në këmbim të mos-publikimit të videos ka kërkuar mjete financiare.

“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.Sh.(26) nga Tetova, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “fajde” dhe “shantazh”. Në shtator të vitit 2021, i pandehuri ka shantazhuar një 23-vjeçar nga Tetova, duke i thënë se nëse nuk i jep 15.000 denarë, i njëjti do të publikojë përmbajtje komprometuese në rrjetin social. I dëmtuari i ka dhënë vetëm 100 euro dhe në tetor të vitit 2021 i pandehuri sërish i ka kërkuar të holla, duke e rritur shumën për 20.000 denarë të tjera, i dëmtuari më pas e ka paraqitur rastin në SPB Tetovë”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.