Maqedoni

Taravarit: Kastriot Rexhepi u shit, më falni se ishte lapsus i imi, u vetëizolua

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët sonte në ClickPlus në TV21, derisa po komentonte dështimin e opozitës për të rrëzuar Qeverinë, për një moment tha se deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi u shit. Taravari më pas vazhdoi duke thënë se ishte një lapsus dhe se deshi të thotë se “si ndodhi që u vetëizolua”.

Taravari tha se në përgjithësi kanë pasur bashkëpunim të mirë me Alternativën, por që nuk mund të komentojë vendimin e tyre që të bëhen pjesë e Qeverisë.

“Është punë e brendshme e Alternativës, nuk mund të përzihemi në punët e brendshme. Në parim parim qytetari në 15 korrik të 2020 koalicionit Alternativa dhe Aleanca i kanë dhënë votë për të mos qenë pjesë e programit të korruptuar sikur që ishin LSDM-ja dhe BDI-ja”, tha mes tjerash Taravari.