Mariçiq: Në interes të BE-së dhe Bullgarisë janë bisedimet për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq për intervistën e tij për Radiotelevizionin e Sllovenisë theksoi se momentalisht nevojitet angazhim i ifuqishëm nga të gjithë për të nisur sa më shpejt bisedimet me Bashkimin Evropian.
“E rëndësishme është që sa më shpejt të nisin bisedimet me BE-në. Detyra jonë është të punojmë në zgjidhjen e problemit me Bullgarinë. Nga ana jonë ka gatishmëri, por kjo duhet të bazohet në respekt të ndërsjellë dhe vlera evropiane”, tha Mariçiq.
Sipas tij, në interes të BE-së dhe Bullgarisë janë bisedimet me Maqedoninë për shkak se në të kundërtën, kredibiliteti i BE-së dhe politikës së saj do të jetë në rrezik.
Në pyetjen për përparimin që qëndron në Komisionin Evropian për Maqedoninë, ministri theksoi se qeveria dhe organet gjyqësore bënë hapa të mëdhenj në sistemin gjyqësor duke pastruar gjyqësinë, duke përforcuar kriteret për zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.