Maqedoni

Taravari: Zaev lirisht le të më parashtrojë padi, nuk do t’i kërkoj falje

Kryetari i Komunës së Gostivar dhe sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje kryeministrit Zaev pas deklaratës kur u shpreh se i janë ofruar para deputetes gjatë formimit të shumicës së re parlamentare.

Taravari shprehet se ka folur të vërtetën dhe se të dy e dijnë se çfarë ka ndodhur.

“Ai e din se unë e di. Nëse ka zgjidhur problemet më të mëdha, lirisht le të më padisë, këtu jam. Megjithatë do të vijë koha kur për këtë punë do të folet publikisht, për shkak se jemi regjim hibrid dhe nuk dëshiroj t’i përfshij deputetët tanë në këtë situatë të pakdëndshme. Këtë temë do ta përfundoj këtu”, u shpreh Taravari në pyetje të gazetarëve.

Kujtojmë se më herët Taravari akuzoi se në vend po qarkullojnë “kuferë me para” dhe se deputetja nga radhët e ASH-së ka marrë ofertë nga miqtë e kryeministrit për të kaluar nga opozita në shumicë, ndërsa kryeministri Zaev e demantoi dhe paralajmëroi padi nëse Taravari nuk kërkon falje.