Grubi: Alternativa ka rastin të bëhet pjesë e historisë
Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë intervistës së tij për Tv24 me Dushica Mrgja ka theksuar se Alternativa ka shancën të bëhet pjesë e historisë që vendi të fillojë bisedimet për anëtarësim me BE-në.
“Do fitojë shancë të çojë vendin në BE dhe pjesë e historisë e një vendi që do fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, do ketë shancë të punojë për BE. Rreth çështjeve kadrovike dhe marrjes së përgjegjësisë bisedimet i bëjnë Zaev bashkë me Gashin, jemi informuar dhe komunikojmë çdo ditë sepse jemi partner koalicioni dhe në fund do të njoftohen qytetarët dhe nuk do ketë ngërç nga kjo qeveri që tashmë ka pranuar vlerat europiane. Unë mendoj se duhet të ketë parti të përgjegjshme, duhet të dihet se në gjyq do të fitojë i drejti”, ka theksuar Grubi i pyetur se çfarë do të përfitojë Alternativa.