Maqedoni

Aksidenti në Bullgari, Filipçe: Punohet intenzivisht në kryerjen e ADN analizave

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se po punohet intezivisht që sot ose më së voni nesër të mund të kryhen ADN-analizat, dhe më pas të mund të filloj transporti i trupave të viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

“Po punohet intenzivisht që të kryhen ADN analizat, atë janë duke e bërë kolegët në Bullgari, kolegët nga Instituti i mjekësia ligjore janë në kontakt të përditshëm, ajo është diçka që duhet të kryhet sot, ose më së voni nesër, pas çka do të organizohet transporti i viktimave”, tha Filipçe.