Ali Ahmeti : Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar popullin shqiptar me rastin e ditës së flamurit.
Ahmeti mes tjerash ka shkruar;
109 vjetori i ditës së flamurit dhe i pavarësisë na gjen më të arrirë, më të bashkuar dhe më pranë njëri tjetrit.
Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra.
Unazën e lidhjes së kombit po e rrumbullakësojmë me Korridorin 8 dhe lidhjen me Bllacën e Qafë Thanën me autostradë, ndërsa projekti i rradhës është edhe lidhja energjetike dhe hekurudhore me Shqipërine si dhe thjeshtëzimi maksimal i kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën, bashkë me shumë projekte të tjera ku bën pjesë edhe rruga e Arbërit nga Burimi deri tek ura e Boshkut, e cila tashmë ka filluar të ndërtohet.
Nëntorët tanë të lavdisë, të Skenderbeut, të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e Adem Jasharit na bashkojnë rreth flamurit dhe qëllimit të bashkimit.
Uroj të gjithë shqiptarët anembanë rruzullit tokësor për festën më të madhe kombëtare shqiptare, GËZUAR 🇦🇱👐